7 Tetor 2016 - 09:43
Fishkëllimat dhe klithjet “Kadri – Kadri” nga “Dardanët” u bënë derisa Veseli po bënte selfie pas humbjes së thellë të Kosovës me Kroacinë (6: 0), transmeton koha.net.
Gjithë këtë “veprimtari “ të kryekuvendarit, “Dardanët” e përcollën me këtë “protestë” të shkurtër publike.
E Veseli iku nga ata dhe nga stadiumi duke buzëqeshur.
Ndoshta Kadri Veseli pati arsye të buzëqeshte pak dhe sidomos ta fshehte buzëqeshjen.
Sepse, pas disfatës Kosova nuk e ka aq të sigurt kualifikimin, dhe Veseli nuk ka nevojë ta përmbushë premtimin e vet për t’i shpërblyer lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës me nga 100 mijë euro.
Jo pse ai nuk do të donte ta bënte këtë, por për shkak se dihet se ai buxhetin e vet, të Kuvendit,e ka të limituar dhe me atë buxhet nuk parashihet shpërblimi i futbollistëve. Veç kësaj, Kuvendit buxhetin ia cakton Qeveria, e cila edhe është kompetente për të marrë e për të shpërndarë para.
Në Kosovë shpeshherë ose përzihen ose merren kompetenca kush si të mundet edhe pse nuk i ka.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...