7 Tetor 2016 - 09:20
Nëse je një shtet i ri me synim për të pasur ndikim në botën e sportit, atëherë një medalje e artë olimpike dhe një debutim në Kupën e Botës në futboll, do të ishte start perfekt.
Për Kosovën, që ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, ky vit ka qenë më i madhi në historinë e vet të sportit.
Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike për Kosovën, të artën, në "Rio 2016", ndërsa përfaqësuesja e Kosovës në futboll është lejuar të garojë në eliminatore për Kupën e Botës "Rusia 2018", pas pranimit në FIFA në maj.
Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, këto dy ngjarje kanë dëshmuar se sporti mund të thyejë barrierat, ku politika dhe diplomacia nganjëherë dështojnë.
"Në sport ne jemi duke lëvizur dukshëm më shpejt sesa në politikë. Sporti është duke hapur dyert për suksese tjera në politikë nëpërmjet dhënies së imazhit pozitiv për Kosovën. Sot gjithë bota di për Majlinda Kelmendin", thotë presidenti Thaçi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...