Superliga nis sot me disa të panjohura

7 Tetor 2016 - 08:53      

Federata ende nuk ka siguruar sponsor për Superligën e meshkujve dhe garat do të nisin pa të. Po ashtu, Prishtina e Peja nuk kanë zgjidhur ende çështjet e tyre me FIBA-n dhe nuk dihet nëse do të arrijnë t'i regjistrojnë lojtarët deri të dielën, kur në program i kanë ndeshjet e para, shkruan sot Koha Ditore.

Pas shtyrjes prej një jave, të premten (sot) nis edicioni 2016-17 i Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja ndërmjet Trepçës e Vëllaznimit, që luhet nga ora 18:00 në palestrën "Minatori" e hap edicionin e ri të kampionatit të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, pret që ky të jetë kampionati më i mirë në dhjetë vitet e fundit, por që në hapje pritet të konfirmohet dallimi i madh në mes skuadrave të katërshes së madhe dhe tri skuadrave që do të luajnë vetëm me basketbollistë vendorë. Derisa Trepça në përbërje i ka pesë basketbollistë të huaj, Vëllaznimi do të luajë vetëm me vendorë. Gjakovarët udhëtojnë për në Mitrovicë të vetëdijshëm se humbjen e kanë të sigurt.

Katërshen e madhe të basketbollit kosovar vazhdojnë ta përbëjnë Prishtina, Peja, Trepça e Bashkimi. Golden Eagle Ylli ka angazhuar disa lojtarë të huaj dhe pretendon t'ua prishë planet skuadrave të katërshes së parë, ndërsa Vëllaznimi, Rahoveci e Kerasan Prishtina luajnë vetëm me vendorë dhe vlerësohen pa gjasa për përfundim në katër pozitat e para që dërgojnë në plejof...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...