6 Tetor 2016 - 23:47
“Ata shënuan në çdo rast që e patën, por sikur edhe në të shënonim në ato raste që i patëm loja do të ishte ndryshe”, ka thënë Rashica, për KTV-në.
Ai ka thënë se Kosova ka hyrë për të fituar ndeshjen.
“Kemi luajtur me një lojë defansive por në të njëjtën kohë kemi provuar të sulmojmë përmes kundërsulmeve, përmes lojtarëve të shpejtë përpara ta shfrytëzojmë mundësinë për të shënuar”, ka thënë ai.
Rashica ka thënë se duhet harruar sa më shpejt kjo ndeshje, derisa duhet fokusuar në ndeshjen kundër Ukrainës që Kosova e luan të dielën në Poloni,.
“Duhet ta japim maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen. E kemi ditur se do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë, por pas dy ditësh kemi ndeshje tjetër dhe do të fokusohemi tek ajo”, ka thënë Rashica.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...