
6 Tetor 2016 - 23:26
Sipas tij të krijosh raste shënimi ndaj një Kroacie kaq të fortë është pozitive, si dhe posedimi i topit 40-60 është pozitiv për Kosovën, raporton Koha.net.
“Rastet që krijuam tregom se kemi një ofensiv të mirë, ndërsa edhe posedimi 40-60 është pozitive”, ka thënë Bunjaki.
Ai ka thënë se kishte pritur se do të jetë një ndeshje e vështirë, por sikur të shënonin në tri rastet e krijuara në pjesën e parë atëherë ekipi do të kishte një energji pozitive.
“Ne e kemi ditur se do të jetë një lojë e vështirë. Në pjesën e parë patëm tri raste, sikur të shënonim do të krijohej një energji pozitive, por kundërshtari ishte shumë i fortë dhe me rastet që krijoi tregoi kalibrin e saj. Ne kemi bërë këtë ndryshim në mbrojtje pasi kemi dy ndeshje. Kurse do të ketë rotacione për ndeshjen ndaj Ukrainës”, ka thënë ai.
Sipas tij tri golat e para treguan cilësinë e lartë që kishte Kroacia.
“Tri golat e para i shënuan për shkak të cilësisë së lartë që kishin. Qëllimi i jonë ka qenë të luajmë me 4-2-4. Jemi bazuar në kundërsulme, ka pasur momente kur lojtarët kanë treguar cilësitë”, ka thënë Bunjaki.
Bunjaki pret edhe ndaj Ukrainës ndeshje shumë të vështirë.
“Ndaj Ukrainës duhet të mendojmë të analizojmë rastet që kemi pasur, pasi edhe ajo do të jetë shumë e vështirë. Këta djem janë shumë të ri, dhe jam i sigurt se pas dy viteve këta lojtarë do të jenë shumë të mirë”, ka thënë Bunjaki.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...