Paqarada: Nuk është fundi i botës

6 Tetor 2016 - 23:10      

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada pas humbjes së thellë kundër Kroacisë ka thënë se e kanë ditur kualitetin e kroatëve, por sipas tij ky nuk është fundi i botës, pasi edhe kombëtaret e mëdha kanë humbur me këto rezultate.

“Na e kemi ditë se Kroacia ka një kualitet të madh, por kjo nuk është fundi i botës, kanë humbur edhe kombëtare të mëdha me këto rezultate. Ne kemi pasur rastet por nuk i shfrytëzuam, bëmë disa gabime të lehta që na kushtuan”, është shprehur Paqarada, raporton Koha.net.

Ai ka thënë se tani duhet të punojnë për ndeshjen ndaj Ukrainës, ndërsa ka kërkuar që t’iu jepet kohë pasi është ekip i ri.

“Edhe tre ditë është ndeshja ndaj Ukrainës dhe duhet të përgatitemi. Ne jemi ekip i ri dhe na duhet kohë. Grupi është shumë i vështirë. Nuk duhet të shikojmë ekipet e tjera, por duhet të punojmë që të ngritemi. Jam shumë i bindur se do të mund të befasojmë”, ka thënë ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...