Ardian Kozniku thotë se Kosova luajti butë ndaj kroatëve

6 Tetor 2016 - 22:55      

Legjenda e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku pas takimit Kosovë – Kroaci ka thënë se nuk e priste një rezultat kaq të thellë.

Kosova pësoi humbjen e parë në kualifikimet për Botëror, duke pësuar nga Kroacia në “Loro Boriçi” me rezultat prej 6-0, raporton Koha.net. Kozniku për këtë takim ka thënë se kosovarët luajtën shumë butë.

“Ishte një rezultat mjaft i thellë. Ekipi i Kroacisë e ka vërtetuar se është një ekip mjaft i fortë, por këtë rezultat nuk e kam pritur. Çdo ndeshje i ka gabimet e veta, por Kosova luajti shumë butë dhe lejoi që Kroacia të luajë lojën e saj. Kroacia është favorite. Kosova është në formim e sipër, ka lojtarë të rinj, dhe me punë të madhe besoj se brenda disa vite ajo do të jetë edhe më e fortë”, ka thënë Kozniku.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...