Mbyllet takimi, Kosova humb

6 Tetor 2016 - 20:44      

MBYLLET TAKIMI. KOSOVË 0 – 6 KROACI.

 


90' - Kroacia realizon golin e gjashtë. Kaliniq realizon.


83’ – VJEN EDHE GOLI I PESTË. Ivan Perishiq ka shënuar duke kaluar edhe portierin Samir Ujkani.


80’ – Valon Berisha me rast ideal. Gjuajtja e tij nga afër ndalet nga mbrojtja kroate.


77’ - Herolind Shala debuton për Kosovën
Mesfushori Herolind Shala ka debutuar në fanellën e Kosovës. Ai ka zëvendësuar Arbër Zenelin.


68’ – KROACIA REALIZON GOLIN E KATËRT. Mitroviq që zëvendësoi Corlukan ka realizuar golin e katërt për Kroacinë.


Ndërkohë Kosova ka larguar Bersant Celinën për të futur në lojë Albert Bunjakun.


59' - Manxhukiq largohet. Ai zëvendësohet nga Kaliniq.


58’ – Besar Halimi zëvendëson Bernard Berishën.


51' - Kosova ka nisur të dominojë në pjesën e dytë. Milot Rashica pati rastin më të mirë duke gjuajtur nga distanca, por topi shkoi drejt në duart e portierit kroat.


45' - Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes. Kroacia po udhëheq 0 me 3, me tre gola të Manxhukiqit.

Matej Mitroviq zëvendëson Vedran Corlukan. Ndryshimi i vetëm në të dy ekipet pas pjesës së parë.


Ka përfunduar pjesa e parë. Mario Manxhukiq ka shënuar tre herë për Kroacinë. Ai shënoi në minutat 6’, 23’ dhe 35’.

Kosova pati raste të mira po ashtu. Bersant Celina e Arbër Zeneli rrezikuan më së shumti portën e kroatëve.


40’ – Arbër Zeneli parabolon portierin, por goditja e tij përfundon pak mbi portë.


38’ – Bersant Celina i vetëm përballë portierit. Gjuan direkt në të.


35’ – KROACIA REALIZON EDHE NJË HERË. Mario Manxhukiq kompleton tregolëshin. Edhe njëherë sulmuesi i Juventusit shënoi me kokë.


30’ – Kroacia vazhdon të dominojë ndeshjen.


23’ – KROACIA DYFISHON EPËRSINË. Sërish Mario Manxhukiq. Ai ka realizuar me kokë nga afërsia.


17’ – Rashica gjuan nga afër, por goditja e tij pritet me duar nga mbrojtësit kroatë. Kjo nuk vërehet nga gjyqtari kryesor dhe loja vazhdon.


16’- Rasti më i mirë i Kosovës deri tash. Në metrat e fundit para portës, kroatët largojnë topin e harkuar nga Rashica.


15’ – Korneri i parë i ndeshjes. I takon Kosovës.


11’ – Kosova ka rastin e parë. Milot Rashica ishte afër që të gjendej i vetëm para portierit kroat, por atij iu largua topi në sekondat vendimtar nga mbrojtja kroate.


10' - Kroacia po vazhdon me sulme. 


6' - KROACIA NË EPËRSI. Mario Manxhukiq shënon me lehtësi.


3’ – Kroacia mban topin në pronësi, duke dominuar minutat e parë.


Nis ndeshja. Kosova luan e para me topin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...