Me plisa në kokë tifozët kroatë i bien çiftelisë në Shkodër [video]

6 Tetor 2016 - 18:42      

Tifozët kroatë në prag të ndeshjes Kosovë – Kroaci, janë argëtuar edhe me tingujt e instrumentit tradicional shqiptar, çiftelisë.

 E përditshmja kroate Jutarnji.hr ka postuar në faqen e saj një video të fansave kroat duke i rënë çiftelisë, kurse mbanin në kokë plisa me flamurin e Shqipërisë, duke treguar kështu edhe njëherë miqësinë ndërmjet dy popujve, transmeton Koha.net.

“Atmosfera e futbollit ndihet kudo në qytetin plot jetë, arkitekturë të bukur dhe njerëz shumë miqësor. Nëpër dritare shiheshin flamujt vendas të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe në një dritare transparente shkruante ‘Zoti dhe kroatët’. Kam parë pamje që asnjëherë më parë nuk i kam shikuar! Fansa kosovarë me fanellë kroate, me shalle dhe flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan Tomislav Zodak në artikullin e Jutarnjit.

Zodak shkruan se është befasuar nga një grup kroatësh nga Zagrebi, të udhëhequr nga Francis Krakan, i cili është shprehur se, “kur nuk jam në spital, atëherë jam në një ndeshje futbolli”.

Kurse fansat shqiptarë këndonin, “Lamtumirë Serbi, Kosova është Shqipëri”, shkruan Jutarnji.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...