Kosovë - Kroaci, 1200 forca policore, në gatishmëri dhe një helikopter

6 Tetor 2016 - 18:07      

Ndërsa kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në udhëtim ndaj Lihtenshtejnit në orën 20:45 të mbrëmjes, në të njëjtin orar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet me Kroacinë.

Në prag të kësaj sfide duket se të gjitha përgatitjet kanë shkuar si duhet, ndërsa policia garanton mbarëvajtjen normale të takimit duke angazhuar gjatë ditës së sotme rreth 1200 efektivë, nga RENEA dhe FNSH, raporton TCH.

Gjithashtu mësohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes në gatishmëri për monitorim nga ajri do të jetë edhe një helikopter i policisë.

Mësohet se ditën e sotme drejtori i përgjithshëm për Sigurinë, Qato është takuar edhe me përfaqësuesit e UEFA-s ku i ka garantuar mbarëvajtjen normale të këtij takimi eliminator për Botërorin Rusi 2018.

Ndërkohë, për të ofruar edhe më tepër siguri drejt Shkodrës janë shpërngulur edhe shumë efektivë të Policisë së Kosovës.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...