Blick: Kosova ka shanse ndaj Kroacisë që i mungojnë yjet

6 Tetor 2016 - 17:39      

E përditshmja zvicerane Blick i ka kushtuar një shkrim përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sotme ndaj Kroacisë, në të cilën shkruan se, “në mungesë të Rakitiq dhe yjeve të lënduar Kosova ka një shans ndaj kroatëve”.

Në kryeqytetin e saj në Prishtinë, Kosova do të luajë ndeshjet e saj vendase, në stadiumin e Prishtinës, por këtë herë nuk do të mund të luajë për shkak se stadiumi ende nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga FIFA, gjithashtu edhe stadiumi olimpik i Mitrovicës nuk është ende gati, prandaj Kosova duhet të luajë jashtë. Dhe këtë e ka bërë duke luajtur në Shkodër, Shqipëri, rreth tri orë vozitje nga Prishtina, shkruan Blick.

Më tutje shkruan se 18 mijë tiketa për meçin që zhvillohet në “Loro Boriçi” ishin shitur brenda një ore, transmeton Koha.net.

Jo befasuese kjo, pasi shteti ballkanas kishte zhvilluar tashmë një ndeshje si vendas në ndeshjen debutuese në kualifikime kundër Finlandës. Së paku gjysma e fansave nuk ishin finlandez.

“Kosovarët erdhën nga të gjitha anët e botë në Turku, madje edhe nga Amerika. Nëse stadiumi do të ishte mjaft i madh, mund të ishin edhe 40 mijë tifozë”, thotë sulmuesi i St.Gallenit, Albert Bunjaku.

100 mijë euro për secilin lojatërë nëse Kosova kualifikohet në Kupën e Botës në Rusi. Megjithastë në një grup me Kroacinë, Turqinë, Ukrainën, Islandën dhe Finlandën gjasat janë të vogla, por në futboll asgjë nuk është pamundur, po asgjë, shkruan Blick. Dhe me një barazim ndaj Finlandës, Kosova tashmë ka filluar mbarë.

Këtë është më në rregull, por jo më e qetë. Shumë fansa sonte janë kundër favoritëve, Kroacisë, e cila në mungesë të Luka Modriqit, Ivan Rakitiqit dhe Dejan Lovrenit, rruga drejt sensacionit është e mundur.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...