Qira Blazheviq thotë se në Prishtinë i jepnin ar

6 Tetor 2016 - 13:01      

Trajneri legjendar kroat Miroslav Qira Blazheviq ka deklaruar se ka marrë ar pasi KF Prishtina, në mesin e viteve të 80 të shekullit të shkuar, e kishte kualifikuar në Ligën e Parë të Jugosllavisë së atëhershme, transmeton Koha.net.

"Kur shkova, ekipi ishte në zgrip, pa kurrfarë shansesh për mbetje në Ligë. Shkova dhe nuk humbëm asnjë ndeshje deri në fund të sezonit, ka thënë Blazheviq për 24satahr.

Prishtina atëbotë kishte më së shumti shikues në Ligë. Prishtinën e ndiqnin mesatarisht nga 19 mijë veta për ndeshje.
"Për përgatisja ekipin për ndeshja kur me vrap erdhi politikani i njohur Azem Vllasi duke më thënë: Shef, të gjithë janë ngritur në këmbë, po duan të futen me dhune në stadium. Përpara janë 35 mijë veta, të gjithë duan të hyjnë në fushë. Unë u ngrita, u ngjita në tribunë dhe ia bëra me dorë turmës. Në atë moment të gjithë u uleni", ka thënë Blazheviq.

Ai ka përkujtuar se Tereza Kesovija erdhi në Prishtinë kur ky klub siguroi mbetjen në Ligë.
"Pse ajo? Sepse atëherë ajo ka qenë ka yll planetar. Stadiumi ishte përplot, nuk kishe ku ta hidhje gjilpërën. E ftova Terezën të shqelmonte topin në stadium dhe pasi ajo e bëri këtë, e barta në krahë nëpër gjithë fushën”, ka rrëfyer trajneri i njohur.
Ai ka thënë se e kishin rrethuar të gjithë argjendarët e Prishtinës dhe e paguan me ar pasi ky klub mbeti në Ligën e Parë të ish- Jugosllavisë.

"Pjesën më të madhe ma paguan me dukatë, por dukatin menjëherë ua jepja të varfërve. Nuk e ndala asnjë për vete. Mora më shumë se një kilogram ari, por s’është e rëndësishme... ua dhashë të varfërve”, ka thënë Blazheviq.

Ai ka pranuar se në Prishtinë kishte statusin e Zotit.
"Kam jetuar në hotelin Grand, në hotelin ku ka qëndruar Josip Broz Tito. Ata kishin kujdes për çdo gjë”, ka thënë Blazheviq.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...