“Torcida” e “Shqiponjat” nisen për në Shkodër [foto]

6 Tetor 2016 - 12:25      

Dy grupet e tifozëve “Torcida” nga Mitrovica” dhe “Shqiponjat” nga Peja do të jenë në mënyrë të organizuar në “Loro Boriçi” për ta përkrahur përfaqësuesen e Kosovës në përballje me Kroacinë.

Foto para nisjes për në Shkodër të “Torcidës” ka postuar në Facebook mesfushori i përfaqësueses, Alban Meha, transmeton Koha.net.

“Foto para nisjes për në Shkodër, ‘Torcida’ Mitrovicë”, ka shkruar Meha.

Kurse grupi i tifozëve nga Peja përmes një komunikate për media kanë dërguar foto para nisjes.

“Tifozët pejanë ‘Shqiponjat’ së bashku me zyrtarë të qytetit të Pejës dhe qytetarë të tjerë marshuan drejtë Shqipërisë ku sonte do jenë zë i fuqishëm në përkrahje të djemve tanë përfaqësues së Kosovës në futboll, e cila sonte do të luajë ndeshje eliminatore ndaj Kroacisë në Shkodër”, thuhet në komunikatë.

Kosova sonte nga ora 20:45 do të zhvillojë ndeshjet e dytë kualifikuese për Botërorin 2018 ndaj Kroacisë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...