Mehmedi, një sulmues që nuk di të festojë shumë

6 Tetor 2016 - 12:48      

Blick pyet: Z. Mehmedi a keni dhembje në shpatull? Sulmuesi i krahut të majtë, që shënoi një gol të bukur në fitoren 2:0 ndaj kampiones së Evropës, Portugalisë, muajin e kaluar, pyet: "Për çfarë?". Për shkak të rrahjeve të shumta të shpatullës që ke marrë pas lojës. Mehmedi: "Ah po, kam pasur shumë urime. Kam pranuar shumë SMS, nuk i kam numëruar. Por, për këtë arsye unë vazhdoj menjëherë rrugën time para", shkruan sot Koha Ditore.

Në futbollin zviceran, para një muaji ishte shtruar pyetja, pse Mehmedi kishte festuar në mënyrë aq të frenuar pas golit të bukur që shënoi kundër Portugalisë.

"Unë nuk jam njeri që feston. Unë jam një njeri që nuk tregon emocione dhe që nuk është shumë emocional".
Edhe më 18 korrik, kur u martua me bashkëshorten Sevdijen?

"Në atë moment pata emocione. Unë nuk kam menduar se në martesë do të jem kaq nervoz", ka thënë Mehmedi.

Për Mehmedin martesa ka pasur një rëndësi të madhe. Qysh para ndeshjes eliminatore kundër Portugalisë ai kishte thënë: "Që nga martesa çdo gjë po ecën për mrekulli". Këtë e ka përsëritur edhe të mërkurën, dy ditë para ndeshjes eliminatore me Hungarinë.
"Në jetën private po ecën çdo gjë për mrekulli, po ashtu edhe në klub. Që nga martesa jam bërë më i qetë", ka thënë Mehmedi...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...