Kosovari 16-vjeçar i Barcelonës po krahasohet me Iniestën

6 Tetor 2016 - 12:22      

"Në fillim mendova se po bënin shaka. Por e pashë se ishte e vërtetë dhe isha shumë i lumtur. Jam krenar që jam në gjendje të luaj për Kosovën", ka thënë Kabashi për "Barca TV" kur u pyet për ftesën e marrë nga Kosova. Ai është në formacion për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, kundër Kroacisë dhe Ukrainës, shkruan sot Koha Ditore.

Labinot Kabashi po e pëlqen jetën. Në moshën 16-vjeçare, mesfushori i ri i Barcelonës është ftuar për të luajtur për Kosovën këtë javë. Por shumë tifozë të Barcelonës do të mundë të pyesin se kush është ky reprezentues i radhës që po del nga akademia e famshme La Masia.

Storia është mjaft interesante. Kabashi është lindur në Finlandë, ndërsa familja e tij ishte shpërngulur nga Kosova për t'i ikur pastrimit etnik të shqiptarëve nga forcat serbe.

Territori kontrollohej nga Serbia atëbotë, por që nga viti 2008 Kosova ka shpallur pavarësinë dhe vendi ka zhvilluar ndeshjen e parë si anëtare e FIFA-s në qershor kundër Ishujve Faroe.
FIFA u dha leje të veçanta disa lojtarëve për të përfaqësuar Kosovën, ndonëse ata kishin luajtur më herët me përfaqësuese të tjera, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po ashtu ka shikuar për talente të reja që mund të luajnë për përfaqësuese. Dhe një e ka gjetur në La Masia. ..(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...