Kosova do vishet për katër vjet nga firma spanjolle "Kelme"

6 Tetor 2016 - 10:32      

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) gjatë kohës sa ekipi po kryente stërvitjen e fundit për ndeshjen eliminatore kundër Kroacisë, të mërkurën mbrëma, ka firmosur kontratë sponsorizimi me kompaninë e njohur të veshmbathjeve sportive "Kelme" nga Spanja, shkruan sot Koha Ditore.

Marrëveshja është firmosur për katër vitet e ardhshme, që do të thotë se "Kelme" do të jetë sponsor teknik për eliminatoret e botërorit 2018 dhe ato të evropianit 2020.

E veçanta e kësaj marrëveshjeje, është se kompania spanjolle ka shprehur dëshirën që krahas ekipit A, të furnizojë të gjitha ekipet tjera zinxhir të Kosovës. Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, është shprehur i kënaqur me kushtet e ofruara nga "Kelme", të cilat sipas tij ishin më të favorshmet krahasuar me kompanitë e tjera.

Ai ka pranuar se FFK-ja, ka negociuar edhe me disa kompani e tjera rreth sponsorizimit teknik, por nuk ka dashur të zbulojë emrat, sikur as shumën që mund të ketë përfituar federata nga kjo marrëveshje...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...