6 Tetor 2016 - 09:25
E mërkura ishte e qetë në qytetin e Shkodrës, ndonëse gjatë këtyre ditëve në stadiumin "Loro Borici" do të zhvillohen dy ndeshje eliminatore për Kampionatin Botëror "Rusia 2018". Të enjten (sot) Përfaqësuesja e Kosovës përballet me Kroacinë, kurse tri ditë më vonë Shqipëria do të përballet me Spanjën.
Me gjithë bujën e madhe në media, në Prishtinë e Tiranë, jo të paktë ishin shkodranët që nuk dinin gjë për këto ndeshje. Por, ishte një grup tjetër në këtë qytet që ishte përgatitur mirë për këto ballafaqime - ai i biznesit, sidomos hotelet.
Çmimet e ushqimit dhe të pijeve ishin të njëjtat, por jo edhe ato të hoteleve që kanë shfrytëzuar këto ndeshje për të kërkuar dyfish më shumë për qëndrim. Edhe pse shumica e hoteleve nuk kishin vende të lira për periudhën nga 5 deri më 9 tetor, çmimet nuk përputheshin me çmimoret e tyre në uebfaqe apo edhe në afishet që kishin ngjitur më herët përskaj recepsioneve. I tillë ishte edhe rasti me hotelin "Eposi"...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...