Përzgjedhësi i Kroacisë pret lojë të vështirë ndaj Kosovës

5 Tetor 2016 - 19:33      

Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Çaçiq, ka deklaruar se kroatët presin lojë të vështirë ndaj Kosovës.

Dy ekipet takohen të enjten në “Loro Boriçi” në Shkodër në kuadër të xhiros së dytë të Grupit I kualifikues për Botërorin 2018.

“Pres një lojë të fortë; jashtëzakonisht jemi të motivuar. Kosova është ekip i ri, ka lojtarë të mirë, sidomos në repart sulmues dhe na pret një lojë e vështirë”, ka thënë Caçiq.

Ai u shpreh se në ndeshjen Kosovë-Kroaci mund të priten befasi, pasi që sipas tij në këtë grup nuk ka favorit.

“Do të mbrohet Kroacia, dhe do të ketë më shumë topin në posedim”, tha Caçiq tutje.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...