Kroacia do ta kërkojë fitoren nga minuta e parë

5 Tetor 2016 - 19:25      

Mbrojtësi i Kroacisë Vedran Corluka ka deklaruar se kombëtarja kroate do të kërkojë vetëm fitore në përballjen me Kosovën të enjten në mbrëmje.

Kosova dhe Kroacia përballen në “Loro Boriçi” të enjten në kuadër të xhiros së dytë të Grupit I kualifikues për Botërorin 2018.

Në konferencën për media ai ka thënë se nuk e njeh mirë ekipin e Kosovës, por pavarësisht kësaj thotë se kroatët do të kërkojnë me ngulm fitoren.

“Nga minuta e parë do ta kërkojmë rezultatin, pasi edhe në të kaluarën e kemi dëshmuar se mund t’i zëvendësojmë ata që mungojnë”, ka thënë Corluka për të lënduarit Luka Modriq, Ivan Rakitiq, Dejan Lovren e Marko Pjaca.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...