Foto: Koha

Bunjaki mbyll konferencën me thënie të Nënës Terezë

5 Tetor 2016 - 18:43      

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka mbyllur konferencën e fundit për media para ndeshjes me Kroacinë me një thënie të Nënës Terezë.

Kosova luan me Kroacinë të enjten në “Loro Boriçi” në kuadër të xhiros së dytë të Grupit I kualifikues për Botërorin 2018.

“Dua ta mbyll këtë konferencë me një thënie të Nënës Terezë: ‘Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe’. Nëse e përkthej këtë në futboll do të thotë që nëse çdo ditë e bëjmë këtë gjë me dashuri të madhe, ky grup mund të arrijë gjëra të mëdha”, ka thënë në fund Bunjaki.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...