Mustafi krahason çmimin që pagoi Arsenali për të me jetën e varfër në Gostivar

5 Tetor 2016 - 16:20      

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi thotë se e di që Arsenali pagoi shtrenjtë për shërbimet e tij duke e transferuar gjatë verës nga Valencia.

Por, ai thotë se me performancat e tij do të shpaguajë çmimin prej rreth 40 milionë eurove që “Topçinjtë” paguan për të.

24-vjeçari ka ndihmuar ekipin e Arsene Wengerit që në tri ndeshjet e fundit të mos pësojë gol.

“Doja të kaloja te Arsenali, gjithçka tjetër ia lash dy klubeve. Sigurisht se e di që është shumë e madhe. Disa njerëz jetojnë me 200 deri 300 euro në muaj. Sidomos në shtëpinë time të dytë në Gostivar, Maqedoni. Por nuk kam mundur të ndikoj në këtë. Andaj mundohem ta largoj nga koka”, ka thënë Mustafi për “Bild”, transmeton koha.net.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...