
5 Tetor 2016 - 13:20
Por, nëse edhe kjo nuk ju qetëson, ju sjellim disa shifra që mund të ju sjellin optimizëm: nga viti tetori i vitit 1990, Kroacia ka luajtur 38 ndeshje dhe i ka fituar 28 sosh! Gjashtë ndeshje kanë përfunduar me barazim dhe vetëm katër herë kanë humbur.
Nga këto të dhëna, vetëm pesë ndeshje kanë qenë miqësore, përfshi edhe dy në kohët e vjetra të luftërave: 1990 kundër SHBA-ve (2:1) dhe më 1992 kundër Meksikës (3:0), transmeton Koha.net.
Humbja e parë është regjistruar në tetorin e 2002 nga Bullgaria me rezultat 2:0, më vonë më 2011, Sllaven Biliq është ‘rrahur’ në Greqi (2:0), ndërsa më 2013, Igor Shtimac regjistroi dy humbje: nga Belgjika 1:2 dhe nga Skocia 0:2! Ndërsa barazimi i Çiro Bllazheviqit 2:2 më 1999 kundër ish-Jugosllavisë në Zagreb ka qenë si disfatë.
Ndërsa, fitoret më të rëndësishme që Kroacia i ka regjistruar, janë mbi të gjitha, fitorja në Itali më 1994 (2:1) dhe ndaj Anglisë më 2006 (2:0), por edhe fitore tjera të rëndësishme si me Ukrainën 2:0 më 1998, pastaj 1:0 kundër Belgjikës më 2001, kundër Bullgarisë më 2003 dhe Suedisë më 2005, dhe 2:0 kundër Wallesit të Gareth Bale më 2012.
Kosova nesër me fillim nga ora 20:45 e pret në Shkodër skuadrën kroate.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...