Maradona, shkëlqimi dhe kontroverset e tij te Napoli

5 Tetor 2016 - 12:55      

“Transferimi i Diego Maradonas te Napoli në vitin 1984? Është ekuivalent sikur të transferonte Cristiano Ronaldon sot. Dhe kjo është qartë e pamundur”. Kështu vlerëson 85-vjeçari Corrado Ferlaino, presidenti i Napolit në periudhën 1983-1993.

Krahasimi i dhënë në një intervistë së fundi për “La Gazzetta dello Sport” është perfekt.

Ardhja e gjeniut argjentinas për 7 milionë funte nga Barcelona në vitin 1984 ishte blerja e shekullit. Napoli kishte transferuar një futbollist të ri të destinuar për madhështi.

Ai ishte eksploziv, agil dhe rezistues. Këmba e tij e majtë dukej sikur ishte nga parajsa. Ndoshta dribluesi më i mirë në histori, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Periudha e tij në Napoli ishte plot shkëlqim, shkathtësi dhe po ashtu kontroverse.

Maradona, i lindur në Lanus, kurrë nuk ishte adaptuar në Barcelonë, ndërsa më vonë ishte ankuar se katalonjët mospërfillës kishin bërë amerikano-latinët të ndiheshin si qytetarë të rendit të dytë. Qëndrimi i tij në “Camp Nou” kishte qenë i shkurtër. Por, askush nuk priti që Napoli të rrëmbente djaloshin e artë.

Sulmuesi argjentinas po shkonte në qytetin e çmendur pas futbollit, që kishte qenë shtëpi e emrave të mëdhenj përfshirë edhe të qendërsulmuesit brazilian Jose Altafini, të portierit të famshëm Dino Zoff dhe të mbrojtësit holandez Ruud Krol. Por, ata kurrë nuk kishin fituar një titull të Italisë me Napolin.

Njerëzit në këtë regjion kaotik, pasionues dhe të varfër, shfaqnin gjithë emocionet në fushën e futbollit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...