5 Tetor 2016 - 12:03
Por ekziston një anë tjetër e Eto'os që rrezikon të përfundojë karrierën e tij të lavdishme në mënyrë jo të mirë, si 35-vjeçar në Turqi te skuadra Antaluyaspor.
Eto'o është një prej sulmuesve më të mëdhenj, pa dyshim. Një qendërsulmues i fuqishëm dhe i lëvizshëm, i cili kishte shënuar gola për skuadrat e mëdha në Evropë si Barcelona, Inter e Chelsea, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Kishte fituar shumë trofe gjatë karrierës. Ai po ashtu ka luajtur për Kamerunin në katër Kupa të Botës. Por derisa forma e tij po bie, karakteri i tij ka çuar te problemet.
Ai u largua nga Evertoni pas gjashtë muajve në fillim të vitit 2015, për një arsye që kurrë nuk është shpjeguar. Në një moment, trajneri i atëhershëm i Evertonit e kishte quajtur atë si “dhuratë nga Zotat e futbollit”, e në tjetrin moment Eto'o përfundoi te Sampdoria. Nga atje ai u transferua tek Antalyaspor, një klub i vogël, por financiarisht i fortë dhe i vendosur në resortin jugor bregdetar Antalya.
Dhe pas një stinori të parë të plotë premtues, në të cilën shënoi 20 gola në 31 ndeshje, gjërat pësuan rënie mjaft të madhe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...