5 Tetor 2016 - 11:28
Fituesja e pesë turneve Grand Slam, Sharapova 29-vjeçare, ishte suspenduar nga Federata Botërore e Tenisit (ITF) për dy vite pasi doli pozitive për substancën meldonium në turneun Grand Slam “Australian Open 2016”, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Pas reduktimit të dënimit nga CAS-i, tenistja ruse tash mund të rikthehet në fushë më 26 prill të vitit 2017.
“Unë jam duke numëruar ditët derisa të kthehem. Në shumë mënyra, unë ndihem sikur diçka që dua më është marrë dhe ndihem mirë që do të më kthehet. Tenisi është pasioni im dhe më ka munguar shumë”, ka thënë Sharapova.
Meldonium, një ilaç që përdoret edhe për sëmundje të zemrës, është futur në listën e substancave të ndaluara më 1 janar të vitit 2016. Sharapova ka thënë se e ka marrë këtë substancë që nga viti 2006 për arsye shëndetësore dhe se nuk e kishte përdorur atë për të rritur performancën.
Po ashtu ajo ka insistuar se nuk ka qenë në dijeni se meldoniumi është futur në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...