Grupi i Kosovës me plot të veçanta

5 Tetor 2016 - 10:22      

I veçantë vlerësohet Grupi I i zonës evropiane të eliminatoreve për botërorin e futbollit “Rusia 2018”. Grupi i fundit sipas renditjes alfabetike, është i vetmi në të cilin garojnë katër përfaqësuese që ishin në “Euro 2016”: Islanda, Turqia, Kroacia e Ukraina.

Po ashtu ky vlerësohet grupi më i barabartë, të paktën nëse merren për bazë ndeshjet e para. Si në asnjë grup tjetër, tri ndeshjet e para të luajtura më 5 shtator nuk kanë dhënë asnjë fitues, shkruan sot “Koha Ditore”. Madje të gjashtë përfaqësueset kanë shënuar nga një gol. Kështu të gjitha përfaqësueset kanë nga një pikë, nga një gol të realizuar e nga një të pranuar.

Më 5 shtator, Kosova në debutimin e saj luajti 1:1 me Finlandën në Turku. Kroacia në Zagreb luajti 1:1 me Turqinë, ndërsa Ukraina në Kiev me këto shifra u nda me Islandën.

“Grupi i Kroacisë e Kosovës është plotësisht bizar”, ka shkruar sajti i njohur kroat “index.hr” të martën.

Që grupi të mos jetë si grupet tjera të zakonshme, bën edhe debutimi i Kosovës në kualifikime. Falë Kosovës, të paktën gjashtë ndeshje të këtij grupi do të luhen në terrene neutrale. Kosova aktualisht nuk e ka asnjë stadium të gatshëm për ndeshjet ndërkombëtare.

Për këtë arsye pesë ndeshjet e saj si vendase do të luhen jashtë territorit të Kosovës. Të paktën edhe një ndeshje në udhëtim e Kosovës do të luhet në terren neutral.

Seria e ndeshjeve në terren neutral do të nisë të enjten me ndeshjen ndërmjet Kosovës e Kroacisë që luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...