5 Tetor 2016 - 09:50
Dëshmia më e mirë për këtë fakt është viti 2003 kur skuadra e Prishtinës po e festonte 80-vjetorin dhe Çira ishte trajner i yjeve të mëparshëm kundër atyre aktualë të ekipit.
Në të vërtetë rruga nga hoteli deri në stadium nuk ishte e gjatë, por kësaj here u bë e tillë për shkak se të gjithë i afroheshin Çira Blazheviqit për t'ia dhënë dorën dhe për ta uruar, shkruan “Jutarnji.hr”, transmeton “Koha Ditore”. Edhe pse kishin kaluar 18 vjet prej edicionit kur e kishte shpëtuar Prishtinën nga rënia prej ligës së parë federative, Blazheviq ende ishte Zot në këtë qytet.
Me këtë rast Çira takoi një burrë tullac dhe ai ia shtrëngoi dorën dhe e pyeti: “Çiro, a të kujtohem, unë në vitin 1985 kam qenë polic në çdo ndeshje të Prishtinës si vendase. Njëherë jemi fotografuar së bashku dhe atë foto e kam në shtëpi” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...