Foto: Koha

Kosova në Shkodër, për të shkruar faqe të re të historisë

5 Tetor 2016 - 08:38      

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ishte një nga të parët që u ngjit shkallëve të autobusit. Pas tij edhe stafi i përfaqësueses dhe futbollistët.

Të martën rreth orës 14:00, nga hoteli “Emerald”, ku edhe ishte vendosur për dy ditë, përfaqësuesja e Kosovës mori rrugën për në Shkodër, ku më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillojë ndeshjen e dytë eliminatore kundër Kroacisë, me shpresën për të shkruar një faqe të re të historisë - me shkronja të arta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në orët e mbrëmjes ekipi është vendosur në hotelin e rezervuar për të në qytetin verior të Shqipërisë.

“Do ta nxjerrim maksimumin nga vetja dhe do të mundohemi që Kroacinë të mos e lejojmë të japë maksimumin e saj. Do të mundohemi ta balancojmë situatën dhe të nxjerrim rezultat sa më të mirë”, ka thënë Bunjaki... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...