Messi është i brengosur për lëndimin e fundit

4 Tetor 2016 - 23:02      

Përzgjedhësi i Argjentinës Edgardo Bauza ka thënë se Lionel Messi është i brengosur për lëndimin e fundit në ije.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është jashtë fushave që nga 21 shtatori dhe ka munguar në tri ndeshjet e fundit për klubin në të gjitha garat. Ai do të mungojë edhe në dy ndeshjet e ardhshme të Argjentinës në kualifikimet për Botërorin 2018 me Perunë dhe Paraguain.

“Messi është i brengosur për lëndimin e tij. Ai dëshiron të luajë dhe është vështirë që të luajmë pa të. Nuk kemi menduar të luajmë me opsionin që ta kemi në ekip. Duhet të jemi të kujdesshëm. Ekipi mjekësor i Barcelonës e di mirë se çfarë ai duhet të bëj dhe unë them që ai duhet të ruajë veten”, ka thënë Bauza për “TyC Sports”.

“Ai tani është në procesin e rikuperimit, që është lajm i mirë. Mendoj se do të jetë në nivelin e njëjtë kur të kthehet”, ka shtuar ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...