Rashica thotë se për të Kosova gjithmonë ishte në plan të parë

4 Tetor 2016 - 21:52      

Ylli i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka deklaruar se përherë Kosova ishte në mendjen e tij dhe se pavarësisht se a do të luante në Euro 2016 për Shqipërinë apo jo, ai do të zgjidhte Kosovën për të ardhmen.

Në një intervistë për tch, Rashica ka thënë se vendimi për të luajtur për Kosovën nuk ishte hakmarrje, por ishte diçka që e kishte bërë me dëshirë sepse në Kosovë ishte formuar si futbollist.

“Edhe nëse do të isha grumbulluar në Europian, sigurisht do ta kisha më të vështirë, por përsëri do të zgjidhja Kosovën. Nuk ka pasur lidhje vendimi im me Europianin. Herën e fundit që kam komunikuar me De Biasin i kam bërë të ditur vendimin tim dhe kaq. Jam shumë i kënaqur që luaj me Kosovën. Këtu jam rritur e formuar si futbollist, prandaj dua të jap kontributin tim”, ka thënë anësori i Vitesses.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...