4 Tetor 2016 - 21:02
Ai njëkohësisht ka falënderuar për pritjen që Shkodra ua ka bërë refugjatëve kosovarë duke shfaqur shpresën se ” po aq do të shkojnë sërish këto ditë në Shkodër, por për të festuar së bashku për djemtë e kombëtares së Kosovës”
Thaçi ka shkruar:
“Shkodra më nderoi sot, duke më bërë qytetar nderi të saj.
Me kulturën e saj të pasur, e hapur gjithnjë ndaj vlerave perëndimore, Shkodra dhe shkodranët kanë arritur të ruajnë lidhjen e fortë tradicionale me Kosovën, e cila zanafillën e ka tek rrugët e lashta tregtare mes Shkodrës, Pejës dhe Gjakovës.
I jam shumë mirënjohës kryetares Voltana Ademi dhe këshillit bashkiak për pritjen e tyre të ngrohtë dhe nderin që më bënë.
Kjo pritje e tyre u dëshmua edhe në të kaluarën, me hapjen e dyerve të panumërta të shtëpive bujare për shumë refugjatë kosovarë.
Dhe po aq kosovarë sa atëherë kishte strehuar, po aq do të shkojnë sërish këto ditë në Shkodër, por për të festuar së bashku për djemtë e kombëtares së Kosovës.
Me kryetaren, sot në Shkodrën tonë të përbashkët të atdhedashurisë dhe trimërisë, vendosëm edhe kurore lulesh te shtatorja e Shën Terezës, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...