Bunjaki “thumbon” De Biasin

4 Tetor 2016 - 20:45      

Albert Bunjaki, përzgjedhës i Kosovës në futboll, ka “thumbuar” përzgjedhësin e Shqipërisë Gianni De Biasi për ftesën që ai i ka bërë dy lojtarëve Eros Grezda e Liridon Latifi.

Në një intervistë për tch, Bunjaki thotë se italiani mund t’i ketë ftuar këta dy lojtarë për shkak të frikës që ka pasur se mund t’i ikin.

Ai po ashtu ka thënë se ka pasur kontakte me te dy lojtarët.

“Çështja e lojtarëve është stabilizuar. Sa i përket Grezdës dhe Latifit, unë kam pasur kontakte, por te ne ka shumë konkurrencë në sulm, sepse kam lojtarë të një cilësie shumë të lartë. Ndoshta Shqipëria ka arsye frike që i ka grumbulluar, ne nuk e kemi më këtë strategji. Edhe Kabashin nga Barcelona e kam marrë se ka nivel të lartë, jo se kam frikë mos ikën. Është i lirë të zgjedhë çfarëdo”, tha Albert Bunjaku, trajner i përfaqësueses së Kosovës.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...