Portieri kroat: Do të analizojmë mirë Kosovën dhe të marrim tri pikë

4 Tetor 2016 - 18:26      

Portieri i Kroacisë, Danijel Subashiq, thotë se përfaqësuesja kroate nuk di asgjë për lojën e Kosovës, por do të luajë me përkushtim të madh që të arrijë trepikëshin e parë në rrugën për “Rusia 2018”.

Kosova dhe Kroacia luajnë të enjten në Shkodër në xhiron e dytë të Grupit I kualifikues.

Tre ditë para ndeshjes, kroatët kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën portieri i Monacos ka deklaruar se ekipi kroat nuk e njeh fare Kosovën, por do të përpiqet që për pak ditë të analizojë përfaqësuesen kosovare. Ai ka shtuar se pavarësisht mungesës së Luka Modriqit, Ivan Rakitiqit, Dejan Lovrenit dhe Marco Pjacas, Kroacia do të luftojë vetëm për fitore.

“Kosova për ne është e panjohur, por do të bëjmë video-analiza dhe ajo do të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë. Kryesorja është të jemi të përqendruar, të mençur dhe të hyjmë me 100 për qind që nga fillimi dhe të marrim të tri pikët”, ka thënë gardiani kroat.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...