Kovaçiq beson që Kroacia do ta mposhtë Kosovën, pavarësisht mungesave

4 Tetor 2016 - 18:10      

Ylli i Real Madridit, Mateo Kovaçiq, beson që Kroacia pavarësisht mungesave që do të ketë në ndeshjen ndaj Kosovës ka kualitete të mjaftueshme për të fituar.

Kosova dhe Kroacia luajnë të enjten në Shkodër në kuadër të xhiros së dytë në Grupin I kualifikues për Botërorin 2018.

Kroacia ndeshjen ndaj Kosovës do ta luajë pa yjet Luka Modriq, Ivan Rakitiq, Dejan Lovren e Marko Pjaca, që të gjithë të lënduar.

“Është mungesë e madhe largimi i Modriqit, Rakitiqit dhe Lovrenit dhe tani edhe e Pjacas, që po ashtu i jepte ekipit shumëçka. Por pavarësisht mungesave të mëdha ne kemi kualitete të duhura sepse mund t’i zëvendësojmë si ekip. Individualisht, sigurisht, që është e vështirë, por besoj që kemi kualitete të mjaftueshme për të fituar”, ka thënë Kovaçiq për faqen e Federatës së Kroacisë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...