Barcelona lëshon rastin për të dalë e para

2 Tetor 2016 - 22:35      

Barcelona ka pësuar humbje në xhiron e shtatë të La Ligas duke mos shfrytëzuar rastin për të dalë e para në tabelë.

Ekipi i Luis Enriques pësoi 4 me 3 nga Celta Vigo.

Tre golat e parë të Celta Vigos erdhën në pjesën e parë. Sisto, Aspas dhe Mathieu në portën e tij realizuan për epërsinë prej tre golash të Celtas në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Gerard Pique dhe Neymar ngushtuan gjithçka deri në minutën e 64-të duke shtuar gjasat për barazim.

Megjithatë, një gabim i portierit Marc-Andre ter Stegenit i mundësoi Hernandezit të kthente epërsinë prej dy golash të Celtas, në minutën e 77-të.

Dhjetë minuta më vonë, Pique realizoi golin e dytë personal për rezultatin përfundimtar 4 me 3.

Barça tani mbetet e katërta në tabelë me 13 pikë në tabelë, dy më pak se Atletico e Reali që prijnë. Sevilla ka 14 në pozitën e tretë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...