Milani fiton me rikthim të madh ndaj Sassuolos

2 Tetor 2016 - 19:55      

Milani ka bërë kthim të madh për të siguruar fitoren e katërt në Serie A.

Klubi milanez fitoi 4 me 3, duke përmbysur disavantazhin prej dy golash ndaj Sassuolos.

Bonaventura i dha epërsinë e parë Milanit, por Politano në minutën e dhjetë, dhe Acerbi e Pellegrini në minutat 54 dhe 56 kaluan Sassuolon në epërsi prej 3 me 1.

Por Milani arriti të kthehej në ndeshje. Carlos Bacca ngushtoi rezultatin në minutën e 68-të, pesë minuta para se Locatelli të barazonte gjithçka. Në minutën e 77-të Paletta realizoi për rikthimin e madh të Milanit.

Falë fitores 4 me 3, Milani ngjitet në pozitën e pestë në tabelë. Pas shtatë ndeshjeve ky ekip ka 13 pikë të tubuara, aq sa ka dhe Lazio e Chievo në pozitat tre dhe katër.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...