Atalanta e Berisha ia shkaktojnë humbjen e parë Napolit

2 Tetor 2016 - 16:52      

Atalanta ia ka shkaktuar humbjen e parë në sezonin e ri të Series A ekipit të Napolit.

Atalanta, për të cilën numër një në portë ishte Etrit Berisha, fitoi 1 me 0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Andrea Petagna në minutën e nëntë të takimit.

Etrit Berisha u dallua me disa pritje të mrekullueshme duke i mundësuar Atalantas fitoren e tri pikëve të reja.

Kjo ishte fitorja e tretë e Atalantas që tani ka nëntë pikë, pas shtatë ndeshjesh. Napoli mbetet i dyti me 14 pikë, katër më pak se Juve që prin në tabelë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...