Foto: Koha

“Euro 2020” synimi kryesor i Kosovës në futboll

2 Tetor 2016 - 16:08      

Synimi kryesor i Kosovës në futboll është Kampionati Evropian 2020, ka thënë Albert Bunjaki sot në konferencë për shtyp.

Këto komente Bunjaki i ka thënë sot në konferencë për shtyp në prag të përballjes me Kroacinë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, raporton Koha.net. Por, është optimist edhe për kualifikimet e Botërorit, në të cilat do të mundohen të befasojnë.

“Ne kemi kombëtare të re, synimi jonë kryesor është arritja në Kampionatin Evropian 2020. Jemi optimist edhe në kualifikimet e Botërorit, por synimi është Evropiani. Dëshirojmë të marrim sa më shumë pikë në këto kualifikime”, ka thënë Bunjaki.

Bunjaki ka komentuar edhe ardhjen e boshnjakut, Adis Nurkoviq, dhe ftesën për Bledar Hajdinin e Trepçës ’89.

“Ardhja e Adis Nurkoviqit është në momentin e duhur, pasi në moshën 30 vjeçare është pjekuria e një portieri. Gjysma e familjes së tij është kosovare dhe është e drejtë e tij që të luajë për ne. Bledar Hajdini me Trepçën ’89 ka bërë paraqitje të mira dhe i kemi dhënë rastin”, ka thënë Bunjaki.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...