Foto: Koha

Bunjaki komenton zgjedhjen e Latifit dhe Grezdës për Shqipërinë

2 Tetor 2016 - 15:25      

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki sot në konferencë për media ka komentuar edhe zgjedhjen e Liridon Latifi e Eros Grezda, të cilët ditë më parë janë ftuar në kombëtaren A të Shqipërisë.

Bunjaki ka thënë se ka pasur kontakte me të dy, por ishte zgjedhja e tyre dhe kjo duhet të respektohet, përderisa iu ka uruar suksese me Shqipërinë, raporton Koha.net.

“Kemi pasur kontakte me Latifitn e Grezdën, kjo ishte zgjedhja e tyre. Ne iu urojmë shumë suksese me Shqipërinë”, ka thënë Bunjaki.

Ai më tutje ka thënë se Kosova ka lojtarë për 3 apo 4 kombëtare, të cilët kanë potencialë të madh, ndërsa Kosova i ka yjet e saj.

“Kemi lojtarë për 3-4 kombëtare, lojtarë me shumë potencialë si Rashica, Celina, Berisha e Zeneli. Kosova gradualisht do të rritet, kemi lojtarë të rinj dhe duhet t’iu japim kohë që të ngritën”, ka thënë ai.

Përzgjedhësi i Kosovës ka folur më tutje edhe rreth ekipit që do të përzgjidhet për të luajtur, por ka theksuar se do të ketë ndryshime në këto dy ndeshje kualifikuese kundër Kroacisë e Ukrainës, pasi luhen për një periudhe të shkurtë kohore, më 6 e 9 tetor.

“Vendimi që marrim se kush luan është një vendim që diskutohet. Celina është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ne. Jemi gëzuar që ai është transferuar në Twente sepse kishte nevojë për lojë seniore. Do të ketë ndryshime në formacion, pasi kemi dy ndeshje ndaj dy ekipeve shumë cilësore”, ka thënë ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...