Foto: Reuters

Stoke City i merr një pikë Unitedit

2 Tetor 2016 - 14:51      

Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballje me Stoke Cityn.

Në një ndeshje me shumë raste shënimi në “Old Trafford” ekipet morën nga një pikë, pas barazimit prej 1 me 1, raporton Koha.net.

Goli i parë u shënua në minutën e 69 nga Anthony Martial, i cili i kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi.

Stoke City u kundërpërgjigj përmes Joe Allenit, i cili shënoi në minutën e 82. Për mysafirët nga minuta e parë u paraqit Xherdan Shaqiri, i cili u zëvendësua në minutën e 90.

Me këtë barazim Unitedi mban vendin e 6 me 13 pikë, kurse Stoke City është në vendin e parafundit me 3 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...