Lazio e Strakoshës mposht Udinesen

1 Tetor 2016 - 22:36      

Skuadra e Lazios ia ka dalë të sigurojë 3 pikë të plota në ndeshjen si mysafire e Udineses, të cilën e mposhti lehtësisht me rezultat 0:3.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga Immobile në minutën e 28-të, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën, skuadra mysafire sërish u vërsul në sulm, duke realizuar edhe dy gola tjerë.

Për rezultatin 0:2 u përkujdes Balde Keita, i cili, në minutën e 54-të realizoi pas një asisti nga Anderson, duke mposhtur në mënyrë mjeshtërore mbrojtjen vendëse.

Kur po kalonte minuta e 61-të, sërish shpartallohet mbrojtja e Udineses, dhe tani në skenë doli sërish Ciro Immobile, duke realizuar për rezultatin përfundimtar 0:3.

Skuadra vendëse pati gjithsejtë 3 goditje në drejtim të portierit mysafir, shqiptarit Thomas Strakosha, i cili u përkujdes që rrjeta e portës së tij këtë mbrëmje të mos lëkundej.

Lazio me këtë 3 pikësh renditet në vendin e 3-të me 13 pikë nga 7 ndeshje të zhvilluara, vetëm 2 pikë larg Juventusit në vendin e parë që ka një ndeshje më pak.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...