Një jetë e re për shtëpinë e tenisit amerikan

2 Tetor 2016 - 11:33      

Është shtatori i vitit 1977. Rreth 16 kilometra në perëndim të qendrës së New Yorkut, po shkruhej historia e tenisit.

Jimmy Connors, lojtari i preferuar i tifozërisë vendase dhe kampioni në fuqi i Grand Slamit “US Open”, vetëm sa ishte mposhtur nga argjentinasi Guillermo Vilas, i cili vendosi rekord atëbotë prej 46 fitoreve rresht.

Tifozëria kishte pushtuar fushën dhe Vilas ishte ngritur mbi shpatulla të tifozëve.

Katër dekada më vonë, kompleksi “West Side Tennis Center” dhe fusha kryesore “Forest Hills”, janë shumë të qeta, dikur shtëpi e tenisit amerikan.

Spektakli është shpërngulur rreth pesë kilometra për në veri në Flushing Meadows, ku Federata e Tenisit e SHBA-së ka ndërtuar një prej qendrave më të mëdha të llojit të tillë, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Një tifozëri rekorde ishte prezente të shihte tenistin numër një në botë, Novak Gjokoviq, duke u mposhtur nga zvicerani Stan Wawrinka në finale të “US Open”.

Fusha e lojës tash ka ngjyrë të kaltër; stadiumi i dikurshëm në formë të patkoit të kalit me 14 mijë tifozë është zëvendësuar tash me një arenë me 27.771 ulëse, arenë që ka edhe çati për ta mbuluar. Por, derisa finalja e vitit 1977 kishte shënuar fillimin e një epoke të re për tenisin e SHBA-së, po ashtu mbylli derën e një epoke tjetër.

Në vitin 2010, stadiumi “Forest Hills” gati sa nuk u bë vend i një kompleksi banesor. Por tash, 101 vite që kur organizoi turneun e parë në SHBA, kjo arenë është duke shijuar ringjalljen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...