Refugjatët e komunitetit rohingya po luajnë për më shumë liri

2 Tetor 2016 - 10:52      

Duke vrapuar nga një cep i fushës në tjetrin, lojtarët me fanella të verdha dhe ata me të kuqe të ndritshme kalojnë topin mes tyre, duke dribluar, duke ndërhyrë ndaj njëri-tjetrit dhe eventualisht duke e shkaktuar ndonjë faull herë pas here.

Derisa marrin brohoritje nga një turmë e vogël që është mbledhur për t'i përcjellë, kjo ndeshje duket si çdo ndeshje tjetër amatore që zhvillohet në ndonjë pasdite të fundjavave nëpër të gjitha qytetet e botës, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Por, në këtë fushë të kryeqytetit të Malajzisë, Kuala Lumpur, ekipet përballen me një sfidë krejtësisht tjetër.

Futbollistët në këtë fushë janë refugjatë të rinj nga minoriteti mysliman rohingya, i ardhur nga Myanmari i dominuar nga budistët.

Ata po mundohen t'i sfidojnë paragjykimet që po përballen në shoqërinë e re në njërën prej arenave ku po ndihen vërtet të barabartë.

Për Mohammed Farouque, i cili për të ardhur në Malajzi ka bërë një udhëtim të pazakontë, me një anije të stërmbushur dhe ka qëndruar në një kamp në xhungël kur vriteshin njerëzit, sensi i liberalizimit është diçka e re... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...