Puna në hije e të birit të legjendës

2 Tetor 2016 - 10:11      

Vetëm nganjëherë, derisa nis një storie tjetër për atë që ka bërë babai i tij apo ka thënë, apo edhe ka menduar, Jordi Cruyff flet në kohën e tashme.

Kanë kaluar gjashtë muaj qëkur babai i tij, legjenda e futbollit holandez, Johan Cruyff, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Barcelonë, pasi humbi betejën me kancerin në mushkëri; gjashtë muaj qëkur futbolli ka ndaluar dhe ka mbajtur zi për një nga të pavdekshmit e vet, një njeri që është njohur për stilin e tij elegant të lojës dhe po ashtu edhe për lojën e bukur të aplikuar si trajner.

Dhe derisa flet i biri i tij, gjuha e tij e tradhton: Nuk ka kaluar mjaftueshëm kohë për ata që e kanë njohur Johanin më së miri, për t'u adaptuar me faktin se ai më nuk është këtu.

“Babai im është njeri me personalitet të fortë dhe opinion të fortë”, tha Jordi Cruyff në një moment. Në një moment tjetër shton: “Ai ishte person me ndërgjegje sociale, me vlera të jashtëzakonshme morale”, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ndërsa ndër të tjera tha edhe këtë: “Ai gjithmonë ka qenë i mirë në vozitje”.

Kur flet të lë përshtypjen sikur kanë qenë në veturë së bashku një ditë më herët. Jordi duhet t'ia rikujtojë vetes se babai i tij më nuk është në mesin e të gjallëve.

Jordy Cruyff 42-vjeçar ende e mban babanë e tij me vete; ai nuk ka shumë zgjedhje. Ai është mësuar gjatë me realitetin e jetës së të qenit djalë i një legjende që tri herë është shpallur lojtari më i mirë i Evropës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...