2 Tetor 2016 - 09:33
20-vjeçarja, që luan në pozitat 1 dhe 2, në edicionin e ri të Ligës së Femrave, që nis më 15/16 tetor, do të bartë fanellën e skuadrës së Penzës.
Në edicionin e shkuar Emra është aktivizuar te Prishtina, skuadër më të cilën është shpallur kampione e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, ky nuk është suksesi i vetëm i Emrës në karrierë, pasi ajo ka fituar edhe një titull kampioni me ekipin e Bashkimit.
Emra pranon se krahas ofertës së Penzës, në tavolinë ka pasur ofertat edhe nga Prishtina e Bashkimi. Por, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me dy skuadrat e fundit, firmosi me Penzën, që, sipas saj, i kishte kushtet më të mira.
“Oferta e Penzës ishte më e mira edhe pse interesim të fortë kishte edhe nga Prishtina e Bashkimi”, është shprehur Emra... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...