2 Tetor 2016 - 08:20
Majlinda, sportistja më e madhe e Kosovës e të gjitha kohërave, ia doli ta bindë Fjollën që ëndrrën ta bëjë realitet - t'u kthehet stërvitjeve në xhudo, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk vonoi shumë dhe Fjolla, dikur e vlerësuar lart për talentin në xhudo, veshi prapë kimonot dhe u rreshtua përkrah xhudistëve e xhudisteve tjera për të nisur stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Driton Kuka.
Kthimi i saj, më vonë u dëshmua, ishte një fitore e madhe për xhudon kosovare. Fjolla më 23 shtator i solli Kosovës medalje të vlefshme nga turneu Grand Prix që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.
Turnetë Grand Prix janë të mëdhenj në sportin e xhudos, ndërsa Fjolla fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 48 kilogramë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...