Leverkusen mposht Dortmundin, Mehmedi shënon [video]

1 Tetor 2016 - 20:18      

Derbi i javës së gjashtë në Bundesligë ndërmjet Leverkusenit dhe Dortmundit i ka takuar ekipit vendas, që shënoi fitore prej 2-0.

Sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi ishte ai që kaloi Leverkusenin në epërsi, duke shënuar në minutën e 10, raporton Koha.net. Për Mehmedin asistoi turku Calhanoglu.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe njëherë përmes Chicharitos, që shënoi në minutën e 79.

Me këtë fitore Leverkusen renditet në vendin e 7 me 10 pikë, kurse Dortmundi mban vendin e tretë me 12 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...