“Serbët mund të hakmerren me dron në ndeshjen Kosovë – Kroaci”

1 Tetor 2016 - 20:13      

E përditshmja kroate, “Jutarnji list”, shkruan se serbët janë duke përgatitur një hakmarrje për “rastin e dronit” të lëshuar në ndeshjen Serbi – Shqipëri në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2016.

Sipas këtij mediumi, ekziston rreziku se kjo ndeshje historike, e cila do të luhet në Shkodër pas pesë ditësh mes Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018, do të pengohet.

“Shqiptarët frikësohen, por edhe po përgatiten se dikush do të mund që pikërisht në këtë takim të kryejë hakmarrje për atë dronin në Beograd. Por, gjendja e gatishmërisë është e lartë, shqiptarët do të bëjnë gjithçka që të mos vijë as deri tek incidenti më i vogël i cili do ta prishte ndeshjen historike”, ka thënë Pero Pejiq, futbollisti kroat që luan për Kukësin, transmeton "SrbijaDanas".

Pejiq u ka bërë thirrje tifozëve kroatë që të vijnë në ndeshje, pasi që, siç ka thënë ai, “me një grusht” euro mund të hanë e të pinë në Shqipërinë e varfër.

“Na duan si popull dhe do na presin me duar të hapura. Shqiptarët janë kështu me të gjithë ata që vijnë me qëllime të mira. Duhet ta dini se këtu jetohet në skajshmëri - disa njerëz nuk kanë as çfarë të hanë, a të tjerët nuk dinë çfarë të bëjnë me para. Paga mujore e një kamarieri në Shqipëri është 150 euro. Kësisoj, një tifoz kroat këtu mund të jetojë mirë pa kursyer fare. Çmimet këtu janë të ulëta, mirëpo ushqimi është i mirë, kështu që me një grusht euro mund të kënaqeni”, ka përfunduar Pejiq, transmeton Koha.net.  

Ndeshja Kosovë - Kroaci luhet të enjten, më 6 tetor nga ora 20:45 në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. Përballjen e parë në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin Rusia 2018, pas pranimit në FIFA e UEFA, Kosova e zhvilloi me Finlandën, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1:1.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...