Luka Modriq zyrtarisht mungon ndaj Kosovës

1 Tetor 2016 - 16:38      

Federata e Futbollit të Kroacisë ka konfirmuar se Luka Modriq nuk do të mund të luajë ndaj Kosovës dhe Finlandës për kualifikimet e Botërorit.

Luka Modriq kishte pësuar një lëndim në përballjen ndërmjet Real Madridit dhe Dortmundit, dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e 6 dhe 9 tetorit, transmeton Koha.net. Atë do ta zëvendësojë Marko Rog i Napolit.

“Marko Rog do ta zëvendësojë të lënduarin Luka Modriq për kualifikueset kundër Kosovës dhe Finlandës. Luka të dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në konfirmimin e Federatës kroate.

Kroacia mund të jetë edhe pa mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Swanseas, por ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Federata e Kroacisë për të.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...