Modriq i lënduar, mund të mungojë ndaj Kosovës

1 Tetor 2016 - 14:14      

Luka Modriq nuk është i gatshëm për ndeshjen e nesërme që Real Madridi e zhvillon kundër Eibarit në La Liga.

Real Madridi ka konfirmuar se ai është i lënduar, transmeton Koha.net.

“Pas testeve Modriq është diagonistifikuar me një lëndim në gjurin e tij të majtë. Rikuperimi i tij do të vazhdojë të monitorohet”, thuhet në faqen e Real Madrdit.

Modriq është i ftuar nga Kroacia për ndeshjen e 6 tetorit ndaj Kosovës, por Marca shkruan se ai sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të luajë në asnjërën nga dy ndeshjet kualifikuese për Botëror.

Ndeshjen tjetër Kroacia e zhvillon më 9 tetor ndaj Finlandës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...